Anglia ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.
Anglezët triumfuan si mysafirë të kombëtares së Maltës me rezultat 3-0.
Anglezët gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në fushë, por që të tre golat i realizuan në pjesën e dytë.
Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e 53 të takimit për t’i lënë Ryan Bertrandit në të 86 minutë.
Por, anglezët në katër minutat e ardhshëm shënuan edhe dy gola të shpejtë.
Fillimisht, Danny Welbeck realizoi gol në minutën e 90 dhe një minutë më vonë rezultatin e fitores së thellë të anglezëve prej 4-0 e vulosi me golin e dytë Kane.
Pas kësaj, Anglia udhëheq Grupin C me 17 pikë ndërsa Malta nuk asnjë sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tWbpgSGs3b0
https://www.youtube.com/watch?v=WWCiQ1jx_YA
https://www.youtube.com/watch?v=uhgKTI_34yE