Site icon Telegrafi

Anglia e Allerdyce i nis kualifikimet me fitore (Video)

Kombëtarja e Anglisë ka fituar 1:0 përball Sllovakisë.

Anglia ka arritur të shënoj fitore shumë të vështirë në udhëtimin e tyre të parë në Sllovaki, me rezultat 1:0.

Ndeshja ndaj kombëtares sllovake ishte e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Djelmoshat e trajnerit të ri, Sam Allerdyce, nga fillimi ishin më kërkues dhe e në fund edhe ia arritën fitoren.

Pasi nuk gjetën golin në pjesën e parë, pas një rasti të mirë të Rahim Sterling, atë e gjetën në fund me anë të mesfushorit të Liverpoolit, Adam Lallana.

Goli erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë, pra në minutën e 95-të, ku Lallana u gjend më së miri në rrëmujën e krijuar para portës sllovake.

Pas kësaj fitore, Anglia prinë përkohësisht në tabelën e Grupit F me tre pikë, teksa ky ishte një debutim i mirë për trajnerin Sam Allardyce.

Vlen të theksohet se Sllovakia luajti pa një futbollist që nga minuta e 57-të, pasi mbrojtësit Martin Skrtel, pa dy të verdhëve u ndëshkua me kartonin e kuq. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=h-qk9aVXVd8

Exit mobile version