Telegrafi

Anglia dhe Italia ndahen në paqe

Anglia dhe Italia kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Wembley.

Ndeshja nisi më mirë për italianët që mishin rast të mirë që në minutën e 19-të.

Harkimit të Antonio Candrevas nuk iu përgjigj si duhet Ciro Immobile.

Anglezët u kundërpërgjigjën në minutën e 26-të me gol.

Asistimin e Jesse Lingard e ktheu në gol Jamie Vardy për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta iu takoi italianëve.

Insigne provoi disa herë, por që nuk arriti të shënonte.

Zhvilloheshin minutat e fundit kur Chissa u rrëzua në zonë dhe nxori penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Insigne që shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më gola duke u mbyllur ndeshja në barazim. /Telegrafi/