Anglia dhe Danimarka do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium”, me Tre Luanët që shihen si favoritë.
Për Anglinë, Dean Henderson nuk do të jetë në gjendje të paraqitet, për shkak se është i lënduar.
Në anën tjetër, Danimarka do të jetë pa Christian Eriksenin, arsyen se përse janë deri këtu, duke luftuar pothuajse vetëm për të, shkaku i incidentit që ndodhi në fillim të këtij kampionati Evropian.
Analizë
Anglia
Dean Henderson mungon te Tre Luanët, mirëpo nuk ka rrezik më për Harry Maguiren, Declan Rice, Kalvin Phillips dhe Kieran Trippier, pasi që të gjithë kanë shmangur kartonët e dytë të verdhë.
Gareth Sourthgate pritet që të qëndrojë në skemën 4-2-3-1, si në fitoren 4-0 ndaj Ukrainës, mirëpo ideja është se kush do të startojë.
Jadon Sancho startoi të shtunën, por Southgate mund të luajë në këtë takim me Bukayo Sakan nga e djathta.
A meeting with Italy in the #EURO2020 final is what's at stake when the #ThreeLions take on Denmark at @wembleystadium tomorrow night! 🤞 pic.twitter.com/QvnUX7mngH
— England (@England) July 6, 2021
Danimarka
Andreas Christensen do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi kishte shqetësime në takimin ndaj Republikës Çeke.
Yussuf Pulsen dhe Daniel Wass që të dy ishin inkuadruar nga banka rezervë të shtunën, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe ndaj Anglisë.
Kasper Hjumland mund të mbajë skemën e njëjtë si ndaj Çekëve, aty ku fituar 2-1.
Tid til at skrive historie … ✍️🇩🇰#ForDanmark #EURO2020 #DEN #ENGDEN pic.twitter.com/fLW9cBFHq7
— DBU – En Del Af Noget Større (@DBUfodbold) July 7, 2021
Statistika
Anglia ka mbajtur portën e paprekur në tetë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Anglia ka fituar shtatë nga tetë takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Danimarka ka fituar pjesën e parë dhe të dytën në tre takimet e fundit të luajtura në Kampionatin Evropian.
Danimarka ka shënuar nën 2.5 gola në katër takimet e fundit në Kampionatin Evropian.
Danimarka ka fituar tre takimet e tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Anglia ka shënuar nën 2.5 gola në tre takimet e tyre të fundit kundër Danimarkës në të gjitha garat.
Danimarka ka shënuar së paku dy gola në tre takimet e tyre të fundit.
Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të takohet me Italinë që e eliminoi mbrëmë Spanjën.
Parashikimi: Koha e rregullt pritet të përfundojë me barazim mes Anglisë dhe Danimarkës.
Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford, Shaw, Maguire, Stones, Walker, Rice, Phillips, Saka, Mount, Sterling, Kane.
Formacioni i mundshëm i Danimarkës: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Maehle, Hojbjerg, Delaney, Larsen, Braithwaite, Damsgaard, Dolberg. /Telegrafi/