Telegrafi

Angli – Bullgari, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Bullgarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Tre Luanët janë nikoqir të bullgarëve në ndeshjen e pestë të vlefshme për grupin A, aty ku luan edhe Kosova, Mali i Zi dhe Çekia.

Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin mitik Wembley.

Ekipi i drejtuar nga Gareth Southgate ka dy fitore nga dy ndeshjet e para dhe pret fitore bindëse edhe ndaj Bullgarisë.

Në anën tjetër, mysafirët bullgar kanë dy barazuar dy ndeshje dhe dy tjera kanë humbur, dhe synojnë befasinë në këtë udhëtim.

Angli: Pickford; Trippier, Keane, Maguire, Rose; Rice, Henderson, Barkley; Sterling, Kane, Rashford.

Bullgari: S.Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov; Sarmov; Ivanov, I.Popov, Malinov, Wanderson; Marcelinho.

/Telegrafi/