Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Belgjikës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare pë ndeshjen e radhës në grupet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Anglia dhe Belgjika do të ndeshen mes vete në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin G, takim i cili do të vendos skuadrën që do të kualifikohet më vend të parë.
Tre Luanët vijnë në këtë ndeshje pas dy fitore në dy ndeshjet e para ndaj Tunizisë dhe Panamasë, ndërsa fitore ndaj këtyre kombëtareve ka shënuar edhe Belgjika.
Të dy kombëtaret evropiane kanë goldallim të njëjtë me nga tetë gola të shënuara dhe dy të pranuara, kështu që në rast barazimi, kartonët do të vendosin liderin.
Sipas mediave të huaja, sikurse Anglia ashtu edhe Belgjika do tentojnë ta shmangin vendin e parë, pasi si lider do të kalonin në të njëjtin krahë me kombëtaret: Uruguain, Portugalinë, Francën, Argjentinën, Brazilin dhe Meksikën.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë ndryshime të mëdha në formacionet titullare, ku te belgët nga minuta e parë luan Adnan Januzaj.
Anglia: Pickford; Jones, Cahill, Stones; Alexander-Arnold, Loftus-Cheek, Dier, Delph, Rose; Rashford, Vardy.
Belgjika: Courtois; Dendoncker, Boyata, Vermaelen; Chadli, Dembélé, Fellaini, T. Hazard; Tielemans, Januzaj, Batshuayi.
/Telegrafi/