Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Belgjika ka arritur të marr edhe fitoren e tretë në grupet e Kampionatit Botëror duke kaluar tutje si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.
Goli i vetëm në këtë fitore të belgëve erdhi në minutën e 51-të me anë të Adnan Januzajt, i cili shënoi një supergol pas një goditje të fortë dhe të saktë.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Marouane Fellaini, i cili u notua me 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi mesfushorin anglez, Eric Dier, që u vlerësua me notë 6.1. /Telegrafi/
Anglia:
Belgjika: