Këtë Kampionat Botëror është parë një gjest interesant tek skuadrat që festonin pas golit, kur një lojtar nuk bashkohej dhe qëndronte në fushë.
Kjo i ndodhi së pari Anglisë, kur para tri javësh, Harry Kane shënoi nga penalltia, dhe çdo lojtar që ishte në fushë u bashkua me të në festë.
Pastaj, në një moment ‘çmendurie’, një lojtar i Panamasë kapi topin, dhe u nis drejt portës angleze për të shënuar. Natyrisht që tentimi i tij u ndal nga gjyqtari.
Tani që ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ka përfunduar, kanë dal video interesante të tifozëve nga shkallët e stadiumit.
Në video shihen tre lojtarë të Anglisë duke u përpjekur ta kapin Kroacinë në ‘befasi’ pas golit të Mario Mandzukic në minutën e 109-të.
Hrvati so blizu finala pic.twitter.com/vJMuRSLdYf
— Vlasta Jeseničnik (@VJesenicnik) July 11, 2018
Kroacia vazhdoi festën, që shihej edhe në transmetim televiziv, por që përdoruesi i Twitterit, Vlasta Jeseničnik, përmes videos së tij zbulon aksionin e tre lojtarëve anglezë që u nisën nga mesi i fushës për të shënuar, e që nuk u paraqit në TV.
Ndeshja gjysmëfinale ishte mjaftë interesante, pasi Kieran Tripper i kaloi anglezët i pari në epërsi, ndërsa Ivan Perisic barazoi.
Heroi i Kroacisë doli të jetë Mandzukic që shënoi në vazhdime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Zv3vAHsNFQ0