Skuadra kampione e Italisë, Inter, do të përballet me kampionët e Ligës Premier dhe kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Manchester United.
Zonja e Vjetër nga Torino do të vihet përballë finalistëve të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Chelsea.
Ndërsa Topçinjtë e Londrës do të ndeshen me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, Roma.
Vitin e kaluar skuadrat angleze ishin dominuese në Evropë, a do ta vazhdojnë këtë traditë edhe këtë sezon? Ose ndoshta tash është koha që italianët ta kthejnë namin e vjetër pas disa problemeve që patën vitet e fundit…