Telegrafi

Angel Correa shënon një nga golat më të çuditshëm në histori, goli i tij u konsiderua i rregullt pasi ai u zëvendësua dhe ishte ulur në bankë

Asnjëherë nuk ishte parë diçka e tillë në një ndeshje futbolli. Një lojtar që tashmë ishte zëvendësuar shënoi një gol dhe e festoi në bankë me xhup të veshur!

Gjithçka për shkak të ngadalësisë së VAR-it për të rishikuar një gol që ishte anuluar nga gjyqtari Mateu Lahoz me kërkesë të asistentit të tij.

Ishte minuta 59:40 kur Ángel Correa gjeti rrjetën me një goditje të fortë brenda zonës.

Goli u anulua dhe festimi i tij mezi zgjati as një sekondë. Gjysmë minutë më vonë, kur rezultati ndeshje kishte 60 minuta e 15 sekonda, argjentinasi u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga Carrasco.

Por VAR vazhdoi të rishikonte rastin. Dhe kur ora e ndeshjes shkoi në 61 minuta e 40 sekonda, Mateu bëri gjestin e ‘ekranit’ në ajër dhe tregoi me gisht te mesi i fushës.

Goli ishte i vlefshëm dhe bashkëlojtarët u vërsulën drejt bankës rezervë për të festuar me Correan, i cili tashmë ishte ulur në stol, madje kishte veshur edhe xhup.

Kampioni i botës u kërkoi bashkëlojtarëve hapësirë ​​dhe pas dy hapash të shpejtë u hodh me grusht në ajër në një nga festimet më të çuditshme të golit. /Telegrafi/