Angel Correa sapo e ka shënuar mbase golin më të mirë në karrierë, pasi e mposhti portierin e Villarrealit me një goditje nga gjysma e fushës.
Anëtari i Atletico Madridit e fitoi një top mu në vijën e mesit të fushës dhe e vërejti daljen e portierit Rulli, dhe e paraboloi atë me një goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë 1:0 Atleticos në minutën e 11-të.
Ndërkohë, Villarreali ai doli ta barazojë rezultatin në 1:1 në takimin që po luhet momentalisht në Stadiumin de la Ceramica.
Pau Torres shënoi për 1:1 për Villarrealin në minutën e 29-të, pas një topi të kthyer në zonë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Boughfffb/status/1480274317200044037