Telegrafi

Angazhimi për t’u rikuperuar, fiziku dhe goditja në stilin kick-box që dëshmoi se gjuri i Ibras është shëruar (Foto/Video)

Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim serioz në gju në ndeshjen ndaj Anderlechtit në muajin prill në kuadër të Ligës së Evropës dhe që atëherë është duke u riaftësuar.

Ndërsa me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai ka dëshmuar se gjuri i tij tashmë është shëruar.

Ibra njihet si praktikues i arteve marciale, ndërsa në videon e publikuar tregon pikërisht një prej aftësive të tij në këtë fushë.

“Cili gju”, shkruan Ibra në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndërsa për angazhimin e tij të madh në palestër për t’u rikuperuar sa më shpejtë, e ka dëshmuar edhe nëpërmjet imazheve tjera që i ka publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet duke ushtruar.

“Nuk ka kohë për pushim”, ka shkruar Ibra pranë njërës prej videove që e shfaq atë duke u stërvitur.

Ndërsa si duket fiziku i 36-vjeçarit mund të shikoni në fotografinë e mëposhtme.

Kingu dhe Kongu – ka shkruar Ibra pranë kësaj fotografie (Instagram)
Lexo po ashtu Adidasi tregon aksidentalisht numrin e ri të Ibrahimovicit te Unitedi? (Foto)

Ndërkohë është duke u spekuluar se ai do ta bartë fanellën me numrin 10 te Manchester Unitedi, ku do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare. /Telegrafi/