Site icon Telegrafi

Anëtarja e KQZ-së boshnjake qanë në mbledhje, kërkoi siguri pas deklaratave të Dodikut

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës kanë reaguar sot ndaj deklaratave të politikanit serb, Milorad Dodikut për rinumërimin e votave dhe kallëzimeve penale që ai ka ngritur ndaj tyre.

Prandaj, ata i bëjnë thirrje Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës që të kontrollojë ligjshmërinë e vendimit, por edhe të vlerësojë sigurinë e tyre.

Pasi Dodik sulmoi sërish personalisht anëtarët e KQZ-së dhe shpalli bëri penale, ata kërkuan që Prokuroria të kontrollojë kërcënimet ndaj anëtarëve të KQZ-së, si dhe kallëzimet penale ndaj tyre nëse ekzistojnë.

Anëtarja e KQZ-së Vanja Bjelica Prutina tha në Prokurori se ndihet e kërcënuar nga sulmet ndaj saj pasi siç thotë ajo po e kryen punën e saj sipas ligjit.

Se ajo u trondit nga deklaratat dhe insinuatat e Milorad Dodik për takimet me kryetarin e SDS-së dhe se ajo sulmoi RS-në duke votuar, tregon edhe fakti se Bjelica Prutina për pak kohë ka qarë duke folur për frikën që ndjen për familjen dhe veten e saj.

Ndryshe, opozita në Republikën Serbe po e akuzojnë Dodikun për manipulime në zgjedhjet e përgjithshme dhe devijimin e vullnetit të popullit. /Telegrafi/

Exit mobile version