Site icon Telegrafi

Anëtarët e Komitetit për Komunitete në Gjakovë vizituan hapësirat ku ofrohet mbështetje arsimore për fëmijët

Në kuadër të planit të punës anëtarët e Komitetit për Komunitete në Komunën e Gjakovës kanë vizituar hapësirat ku ofrohet mbështetje arsimore për fëmijët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian siç janë çerdhja multietnike “Ganimete Tërbeshi”, Qendra Mësimore në Ali Ibra si dhe Qendra Mësimore në paralagjen Brekoc.

Siç është bërë e ditur në një postim të Komitetit për Komunitete në Gjakovë, nga këto vizita është parë edhe nga afër që disa nga rekomandimet e këtyre anëtarëve kanë gjetur zbatim, duke nisur nga rregullimi i hapësirave punuese në çerdhen multietnike “Ganimete Tërbeshi” dhe qendra mësimore në Ali Ibra, të cilët poashtu u informuan edhe me vështirësitë që po ballafaqohen në ofrimin e këtyre shërbimeve siç ishte çështja e qendrës mësimore në paralagjen Brekoc.

Gjatë vizitës në lagjen Ali Ibra, anëtarët e Komitetit për Komunitete në Gjakovë, vizituan familjen Shala, e cila muaj më parë humbi vajzën e tyre 4- vjeçare, Melisa Shala.

Familjarët po ashtu bënë të ditur që ende janë në pritje të rezultateve të analizave. /Telegrafi/

Exit mobile version