Site icon Telegrafi

Anëtarët e kartelit më të fuqishëm meksikan u shpërndajnë dhurata fëmijëve për Krishtlindje, gjithçka ndodhë pak metra larg stacionit të policisë

Anëtarët e kartelit më të fuqishëm të drogës në Meksikë, u kanë shpërndarë dhurata për Krishtlindje fëmijëve – vetëm pak metra larg stacionit të policisë.

Ishte pikërisht vrasësi me pagesë i kartelit Jalisco New Generation, që i priu karvanit të mjeteve që parakalonin nëpër Guadalajara të El Retiro, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara shfaqin të rriturit dhe fëmijët duke pritur në radhë në dy anët e rrugës, derisa lideri i grupit Ricardo Ruiz ishte veshur si Babadimri dhe shpërndante dhurata.

Një burrë dëgjohet në video duke mbështetur prezencën e burrave të armatosur në rrugët e qytetit meksikan.

“Ata janë njerëzit e Ricardo Ruizit. Po thonë se ai nuk jep asgjë, shikoni – pse qeveria nuk po e bën të njëjtën gjë, apo thjesht nuk duan”, shtoi ky burrë.

Sipas autoriteteve meksikane, Ruiz mbikëqyr punën e kartelit si motër të Jalisco New Generation – Grupo Elite, që operon në shtetet meksikane Jalisco, Michoacan dhe Colima. /Telegrafi/

Exit mobile version