Ish-reprezentuesi anglez, Andy Carroll shënoi një gol mahnitës nga afro 40 metra për skuadrën franceze Amiens SC në barazimin e tyre 1-1 me Annecy.
Carroll është ambientuar shpejt në Francën veriore, duke shënuar një gol tejet të bukur në këtë fundjavë.
Sulmuesi i Geordie pati një karrierë të respektueshme në Angli, më së shumti duke luajtur me klubin e fëmijërisë Newcastle United dhe Liverpoolin.
Megjithatë Carroll nuk e ka aspak të vështirë të shkëlqejë në Amiens, duke shënuar një gol të dytë spektakolar në po aq ndeshje.
Ish-sulmuesi i Anglisë sapo kaloi mesin e fushës lëshoi një goditje të fuqishme, e cila mundi portierin e Annecy, Florian Escales.
Carroll hapi llogarinë e tij në Ligue 2 në ndeshjen e mëparshme me një gol në humbjen 4-1 të Amiens ndaj Angers, i cili aktualisht ndodhet i dyti në tabelë. /Telegrafi/
https://twitter.com/NewcastleFansTV/status/1716140416880243004