Telegrafi

Android Market bëhet Google Play

Gjiganti i kërkimeve, vendosi që të bashkoj disa shërbime të veta të dedikuara për shpërndarjen e përmbajtjeve. Shërbimet Android Market, Google Music dhe Google Books prej sot në treg do të jenë në dispozicion nën emrin unik – Google Play. Aplikacionet në Android për librat, muzikën dhe videot do të riemërohen në Google Play Books, Google Play Music dhe Google Play Movies. Përveç në telefonat celularë, shërbimet e Gogle nën emrin e ri do të jenë në dispozicion edhe në ueb.

Pajisjet me Android 2.2 ose më të ri pas disa ditëve do të marrin mbindërtimin e aplikacionit Market. Për nga ana funksionale, aplikacioni i ri Google Play Store do të jetë i barabartë me Marketin – së paku për momentin. /Telegrafi/