Telegrafi

Andriy Shevchenko po rikthehet në Serie A, por tani si trajner i Genoas?

Andriy Shevchenko është shumë afër të emërohet trajner i Genoas në Serie A, raporton Gianluca di Marzio.

Legjenda e Milanit është në bisedime me klubin nga liga italiane, gjersa aktualisht klubi nuk po kalon kohë të mira.

Genoa është në vendin e 15-të në Serie A, me vetëm një pikë larg zonës që shpijen prej rënies nga liga.

Andaj, bordi i klubit nga liga italiane beson se Andriy Shevchenko mund t’i shpëtojë ata nga kjo pozitë.

Ish-sulmuesi ka drejtuar kombëtaren e Ukrainës për pesë vite, madje duke i kualifikuar ata edhe në Euro 2020.

Tani,Di Marzio raporton se marrëveshja mes të dyja palëve është shumë afër të arrihet. /Telegrafi/