Mbrojtësi i Rumanisë, Andrei Burca, ka folur për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ku fillimisht presin Kosovën pastaj Qipron.
Mbrojtësi që luan në qendër me Radu Dragusin, tregoi se rumunët duan të përfundojnë të parët në Grupin 2 të Ligës së Kombeve C dhe të kenë akses në Kampionatin Botëror 2025.
“Së pari le të shohim grupin kualifikues dhe të përfundojmë të parët këtu. Është shumë herët për të folur për diçka tjetër tani sepse kemi këto dy ndeshje”.
“Unë dhe lojtarët e tjerët duam shumë të marrim 6 pikët për besim, para së gjithash. Dhe pas kësaj do të shohim se me kë biem. Nëse marrim 6 pikët, do të jetë një avantazh për ne, i gjithë fokusi ynë është atje”.
“Kanë kaluar shumë vite që nuk kemi arritur të kualifikohemi në një turne final në Kampionatin Botëror. Ky presion ka pasur edhe në vitin 2024, kur nuk u kualifikuam në EURO për 8 vite”.
“Nga këndvështrimi im, është një ambicie dhe dëshirë shumë e madhe për këtë brez që të shkojë në Kampionat Botëror. Atëherë sigurisht që do të mbetnim në histori” , ka thënë Andrei Burca. /Telegrafi/