Telegrafi

Andrea Pirlo shkarkohet nga Sampdoria

Sampdoria ka konfirmuar se Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra e tij si trajner pas 14 muajsh në krye të klubit të Serie B.  

Ish-reprezentuesi legjendar i Italisë largohet nga klubi pas një fillimi të vështirë në sezonin 2024-25, pasi ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet hapëse, gjë që e ka lënë Sampdorian të dytën nga fundi në nivelin e dytë.  

Sampdoria barazoi me në ndeshjen hapjes të sezonit, por më pas pësoi humbje nga Reggiana dhe Salernitana.  

Sampdoria gjithashtu nuk arriti të promovohej sezonin e kaluar, duke e përfunduar sezonin në vendin e shtatë me 55 pikë, 18 më pak se Como.  

Sampdoria ka konfirmuar se stafi i trajnerëve të Pirlos janë larguar të gjithë nga klubi gjithashtu, përkatësisht Roberto Baronio, Mauro Bertoni, Nicola Pavarini dhe Raffaele Clemente.  

Sampdoria ishte skuadra e tretë që Pirlo ka drejtuar, pas periudhave të tij në krye të Juventusit dhe Fatih Kamagumruk në Super Ligën Turke.  

Andrea Sottil është favorit për të zëvendësuar Pirlon te Sampdoria. /Telegrafi/