Telegrafi

Andrea Pirlo favorit për postin e trajnerit të Salernitanas

(Foto: Instagram/andreapirlo21)

Salernitana e ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra Stefano Colantuonon, ndërsa favorit për postin e trajnerit është Andrea Pirlo.

Colantuono u angazhua kah mesi i tetorit për ta zënë vendin e Fabrizio Castorit, mirëpo arriti të bëjë shumë pak për të ndryshuar situatën e skuadrës së Serie A që mbetet e fundit në tabelë.

Në 15 ndeshje si trajner i Salernitanas, ai regjistroi vetëm dy fitore dhe tri barazime, ndërsa i humbi plot 10 ndeshje.

Derisa klubi është në kërkim të një drejtuesi të ri, ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është duke u përmendur si favorit.

42-vjeçari nuk ka qenë i punësuar që nga viti i kaluar kur u largua nga Zonja e Vjetër dhe kjo është një mundësi e mirë që ai t’i kthehet punës si trajner. /Telegrafi/