Site icon Telegrafi

Andrea Petagna rezulton pozitiv me COVID-19

Andrea Petagna (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Napoli ka konfirmuar se Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus.

Ish-sulmuesi i SPAL-it iu bashkua Partenopei në muajin janar, mirëpo ishte huazuar menjëherë te Biancazzurri.

Petagna, i cili pritet ta fillojë kapitullin e ri në karrierën e tij në sezonin e ardhshëm, ka dalë pozitiv me COVID-19.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Andrea Petagna ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kërkesës për testes mjekësore, duke qenë se vëllai i tij kishte dalë pozitiv”.

“Petagna, i cili është asimptomatik, e ka nisur periudhën e karantinimit në shtëpi dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës nëse testi i radhës del negativ”, thuhet në njoftimin e Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version