Site icon Telegrafi

Andre Villas-Boas lë futbollin për të garuar në Rrally Dakar

Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas do të nis një karrierë të re sportive.

Strategu portugez ka dhënë dorëheqje prej klubit të Shanghai SIPG për të marrë pjesë në Rally Dakar.

Trajneri do të garojë në garat e vitit 2018 së bashku me Ruben Farian, një ish-motoçiklist profesionist.

Portugezi ka fituar dy tituj të kampionit: Porton (Portugali) dhe Zenitin (Rusi)

Ish-trajneri i Zenit St Petersburg, kishte planifikuar të merrte pjesë në garat me motoçikleta, por u këshillua që të merrte pjesë në garat me vetura.

“Kam biseduar me mikun tim Alex Doringer, menaxhuesin e ekipit të KTM-së, i cili më tha se ende kam nevojë për përgatitje në mënyrë që t’ia arrij qëllimit. Kështu që kam kontaktuar me ‘Team Overdrive’ dhe tani këtu jam”, tha portugezi.

Në vitin 2013, Villas-Boas kishte folur për qëllimet jetësore duke thënë se së shpejti më nuk do të merret me botën e futbollit.

“Pasioni im për futbollin më bën të jetoj intensivisht gjatë 11 muajve dhe nuk kamë kohë t’i kushtoj kohë vetes. Të garoj në Rally Dakar është një ambicie e madhe për mua dhe është diçka që duhet ta bëj”, kishte thënë Villas-Boas.

Ndryshe, 40-vjeçari më parë ka drejtuar edhe skuadrat e Zenitit dhe Portos ndërsa kurrë nuk ka qenë futbollist profesionist. /Telegrafi/

Exit mobile version