And Zeqiri ka arritur të shënojë sërish, kësaj radhe në Kupën e Belgjikës, ku skuadra e tij Genk fitoi ndaj URSL Vise me rezultat 4-0.
Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në lojë në minutën e 75-të.
Atij nuk iu deshën më shumë se shtatë minuta të gjejë rrjetën për rezultatin 3-0.
Ky ishte goli i tij i katërt me fanellën e Genk, ndërsa ka edhe dy asistime në të gjitha garat.
Zeqiri ka kaluar në vit nga Brighton te Genk, ndërsa vitin e shkuar luajti me sukses te Basel. /Telegrafi/