Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Augsburgut në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga me rezultat 2-1.
Vendasit edhe në këtë ndeshje kishin mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Erling Haaland, por nuk i pengoi të kthehen te fitorja.
Milionerët e nisëm takimin më mirë, duke shënuar që në minutën e 10-të, kur fituan penallti.
Nga pika e bardhë Raphael Guerreiro ishte i saktë për 1-0.
Por Augsburgu nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 35-të me Andi Zeqirin.
Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla për të gjetur golin e parë në Bundesliga.
Andi Zeqiri #BVBSCP pic.twitter.com/MwYKjyT7Zn
— Omar 4K (@i3merz) October 2, 2021
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.
Me të filluar pjesa e dytë Borussia ktheu epërsin me golin e Julian Brant që shënoi në minutën e 51-të për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1444313530971328518
Milionerët kishin edhe shumë raste të tjera, por nuk arritën të gjenin golin e qetësisë.
Krejt në fund Dortmund fitoi dhe më këtë tri pikë ngjiten në vendine dytë me 15 sosh. /Telegrafi/