Telegrafi

Andi Zeqiri gjen golin e parë me Brighton, shënon ndaj Cardiff në EFL Cup

Brighton ka kaluar në 1/16 në EFL Cup, duke mposhtur Cardiffin si mysafir me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje ishte protagonist sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

Ky ishte goli i parë i Zeqirit me fanellën e Brighton.

Zeqiri ka kaluar në Angli vitin e shkuar, ku është duke u adaptuar në klubin e ri.

Sulmuesi kërkohet nga Kosova tash e një kohë, ndërsa ai ende është duke pritur ftesën nga Zvicra. /Telegrafi/