Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, thotë se skuadra e tij bën lojë të mirë ekipore dhe e ka merituar kualifikimin në çerekfinale.
Falë triumfit ndaj Zvicrës, ekipi skandinav i është gëzuar kualifikimit të parë në çerekfinale që nga viti 1994.
“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme duke qëndruar në anën e fushës dhe duke i dëgjuar tifozët teksa bërtitnin emrin tim, por futbolli është një sport ekipor dhe kjo skuadër, sipas meje, e personifikon këtë”.
“Të gjithë angazhohemi shumë për njëri-tjetrin, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. E dimë se jemi skuadër e mirë dhe se e kemi merituar suksesin tonë”.
“Jemi vërtet shumë të gëzuar për suksesin që e kemi arritur deri më tani. Mirëpo, duhet ta shijojmë këtë shpejt, sepse kemi një ndeshje tjetër shumë shpejt, të shtunën”.
“Nuk mjafton kjo që e kemi bërë – duam ta fitojmë edhe ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Andersson.
Suedia në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të duelit ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë. /Telegrafi/