Site icon Telegrafi

Anderson bën ‘magji’ ndaj Cagliarit – shënon golin më të bukur në karrierë

Felipe Anderson konfirmoi sërish se është një driblues i madh, pasi sulmuesi i Lazios shënoi një gol të jashtëzakonshëm me një aksion solo kundër Cagliarit .

Braziliani e ka kaluar të gjithë karrierën e tij duke kënaqur tifozët me lëvizje dhe cilësi të jashtëzakonshme në driblim, por ka pasur edhe periudha të gjata të dështimit.

Maurizio Sarri ka thënë këtë sezon se ish-sulmuesi i West Ham United është një nga lojtarët natyralisht më të talentuar me të cilët ka punuar ndonjëherë.

Ai e tregon këtë shumë rrallë, por sot ndaj Cagliarit, ai u ‘çmend’ për disa momente.

Anderson mori topin dhe dribloi të gjithë mbrojtjen e Cagliarit në disa metra, duke shënuar një gol shumë të bukur.

https://twitter.com/lelxiaja/status/1500217750052036616

Shumë media e kanë konsideruar si golin e tij më të bukur në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version