Telegrafi

Ander Herrera mohon ta ketë pështyrë qëllimisht stemën e Manchester Cityt

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka mohuar ta ketë pështyrë qëllimisht stemën e Manchester Cityt gjatë largimit nga fusha pas pjesës së parë në derbin e të shtunës.

Xhirimet e kanë kapur spanjollin duke pështyrë pikërisht në pjesën ku ndodhej stema e klubit rival në Etihad Stadium, në momentin që shkonte drejt zhveshtoreve.

Menjëherë pas kanë nisur kritikat, sidomos nga përfaqësuesit e Cityt, të cilët pohonin se Herrera e kishte bërë qëllimisht këtë veprim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Ander Herreran

“Ander i ka parë xhirimet në lidhje me incidentin dhe është i ofenduar nga cdo pohim që sugjeron se veprimet e tij ishin të qëllimshme”.

“Gjithçka ka qenë e rastësishme dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi”, ka thënë një zëdhënës i Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se Djajtë e Kuq ishin në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë ndaj rivalit lokal, me golat e Vincent Kompany dhe Ilkay Guendogan.

Mirëpo, ata u rikthyen duke e përmbysur rezultatin me dy gola të Paul Pogbas dhe një gol të Chris Smalling. /Telegrafi/