Mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti do të bëhet trajner i Napolit këtë javë, si zëvendësues i Maurizio Sarrit.
Trajneri i tanishëm, Sarri, pranoi dje(e diel) se ai nuk e di nëse do të qëndrojë me Napolin dhe duket gjithnjë e më e sigurt se ai nuk do të vazhdojë.
Sipas mediumit italian CalcioNapoli24, nesër (e martë) do të ketë një takim vendimtar, pas të cilit Sarri ka gjasa të largohet.
De Laurentiis tashmë ka në mendje emrat për të zëvendësuar Sarrin dhe më i mundshmi është Ancelotti.
Presidenti i Napolit e do Ancelottin, pasi dëshiron që skuadra të jetë më konkurruese në Evropë pas kalimit të Romës deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjërat mund të përcaktohen shpejt, që të mërkurën, pasi Presidenti do të qëndrojë në Itali deri të dielën, me një organizimi për ditëlindjen e tij të enjten.
Ancelotti nuk mund të zyrtarizohet derisa Sarri të largohet ose të shkarkohet.
Kjo pasi në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 8 milion eurosh e cila është e vlefshme deri në fund të këtij muaji. /Telegrafi/