Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes së parë në vitin 2017.
Në fakt, kjo ishte humbja e dytë gjatë këtij stinori e Bayern Munichut, ku mbrëmë bavarezët pësuan kundër Hoffeinheimit me rezultat minimal 1:0.
Italiani pohoi se vendasit befasuan me strategjinë e lojës së ndërtuar prej trajnerit 29-vjeçar Julian Nagelsmann.
“Ishim të papërgatitur nga mënyra e tyre e lojës dhe nuk ishim shumë solidë prapa. Hoffenheimi luajti në mënyrë shumë intensive dhe në pjesën e parë na detyroi të luanim keq. Në të dytën ishim më mirë, patëm rastet tona, por ky është futbolli”, tha Anceloti pas takimit.
Ndryshe, kampioni aktual gjerman zë pozitën e parë në Bundesliga me 65 pikë, përkatësisht ka 13 pikë më tepër si vendi i dytë Leipzig. /Telegrafi/