Telegrafi

Ancelotti tregon dallimin mes Bundesligës dhe Serie A

Carlo Ancelotti thotë se dallimi më i madh mes futbollit italian dhe gjerman është atmosfera në stadiume.

Trajneri italian iu bashkua Bayern Munich gjatë verës dhe ka udhëzuar tashmë kampionët e Bundesligës në krye të ligës në sezonin e ri.

Në një intervistë për Radio Rai, fituesi i Ligës së Kampionëve ka pranuar se është i impresionuar nga mënyra se si klubet gjermane mbushin rregullisht stadiumet, në kontrast me homologët e tyre italianë.

Lexo po ashtu Ancelotti godet keq Barcelonën, Interin dhe Atleticon

“Nga pikëpamjet teknike unë nuk shoh shumë vështirësi. Këtu, si në Itali, është e vështirë për të rekrutuar lojtarë të mëdhenj”, deklaroi Ancelotti kur u pyet për të krahasuar shtëpinë e tij të re me Serie A, transmeton Telegrafi.

“Dallimi është në atmosferë. Këtu stadiumet janë gjithmonë plot. Borussia Dortmund ka pasur një mesatare prej 81.000 shikues vitit të kaluar”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/