Carlo Ancelotti ka nisur sezonin në mënyrë fantastike te Napoli.
Napolitanët kanë dy fitore në po aq lojë të luajtura nën drejtimin e trajnerit të ri italian.
Por, në këtë formë nuk e kishte nisur kampionatin gjerman me Bayer Munichun.
Ai thotë se kampionët gjerman nuk deshën të ndryshonin filozofinë e lojës së tyre, gjë që solli dështimin në këtë ekip.
“Përvoja në Bayern ishte pak e pazakontë”, ka thënë Ancelotti për Dazn.
“Gjërat nuk po shkonin keq, fituam gati të gjitha lojërat në shtator. Kishte probleme në filozofi: ata nuk donin të ndryshonin. Unë po”, ka thënë italiani.
Ndryshe, Napoli gjatë fundjavës është mysafire e skuadrës së papërshtatshme të Sampdorias. /Telegrafi/