Telegrafi

Ancelotti takohet me De Laurentiis për të shkëputur kontratën, Evertoni në pritje

Carlo Ancelotti ka zbarkuar në Itali për të takuar Presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe për të nënshkruar lirimin e kontratës së tij përpara se të marrë drejtimin e Evertonit.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Real Madridit u shkarkua nga De Laurentiis pas një fitore 4-0 ndaj Racing Genk në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Ancelotti u zëvendësua nga Rino Gattuso, dhe që atëherë është afruar nga Evertonit për të marrë përsipër vendin e lënë bosh nga i shkarkuari Marco Silva.

Lexo po ashtu Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje me Evertonin

Sipas gazetës italiane Il Corriere della Sera, Ancelotti tani është kthyer në Itali për të takuar De Laurentiis në mënyrë që të falë kontratën e tij me ekipin napolitan.

Kontrata e Ancelottit me Napolin nuk skadon deri në fund të sezonit, dhe La Repubblica deklaron se klubi do të kursejë rreth tre milion euro për gjashtë muajt e mbetur të kontratës së tij, plus një shtesë prej 500 mijë eurosh për mos rinovimin e tij për një sezon tjetër.

Lexo po ashtu Carlo Ancelotti me pagë marramendëse te Evertoni – bëhet nga më të paguarit në Ligën Premier

Pasi Ancelotti të lirohet nga lidhjet e tij me Napolin, ai mund të marrë përsipër skuadrën e Evertonin në Ligën Premier.

Është raportuar se ai do të nënshkruajë një marrëveshje deri në vitin 2024 me një vlerë totale 27 milionë ero për atë dhe stafin e tij. /Telegrafi/