Site icon Telegrafi

Ancelotti do ta marrë drejtimin e Italisë

SINGAPORE - JULY 27: Carlo Ancelotti, manager of FC Bayern Munich argues with the fourth official during the International Champions Cup match between FC Bayern and FC Internazionale at National Stadium on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Carlo Ancelotti është pa punë që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Trajneri italian pritet të marr drejtimin e përfaqësueses së Italisë, shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Carlito në postin e të parit të shtabit teknik pritet të zyrtarizohet më 20 maj, ditën kur Federata e Futbollit të Italisë do të mbajë një konferencës për shtyp.

Carlo Ancelotti  Getty Images)

Theksojmë se në krye të Italisë aktualisht është trajneri Luigi Di Biagio që ka zëvendësuar të shkarkuarin Giampiero Venturan.

Ky i fundit nuk arriti ta kualifikoj ekipin kombëtar në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Ancelotti në krye të Italisë do të ketë pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, kurse me federatën italiane do të firmosë kontratë deri pas përfundimit të “Euro 2020”.

Ancelotti në të kaluarën ka drejtuar skuadra gjigante evropiane si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid e PSG. /Telegrafi/

Exit mobile version