Site icon Telegrafi

Ancelotti me shumë dilema për formacionin, këto janë tri prej tyre që duhet t’i zgjedh

Kur kanë mbetur për tu zhvilluar edhe 10 javë deri në fund të kampionatit, Bayerni ka 10 pikë më shumë se vendi i dytë dhe tani ka vetëm një lojtar të dëmtuar.

Bayern nën drejtimin e Carlo Ancelottit po kalon një moment të mirë fizik pasi në të kaluarën kishte probleme të mëdha në këtë aspekt.

Për sfidën e fundit, në shtëpi, mungonte vetëm mbrojtësi i majtë Bernat dhe kapiteni Lahm pas ndeshjes the se trajneri do të ketë telashe për formacionin.

Kjo është mese e vërtet pasi që italiani tashmë ka tri dilema të mëdha.

Kthimi i Boateng pas katër muajve mungesë krijon balotazh në qendër të mbrojtjes.

Statusi i kampionit të Botës është i paprekshëm dhe ai që do ta pësojë është njëri mes Javi Martinez dhe Mats Hummels.

Në krahun e djathtë ka një vend për dy lojtarë. Ribery është një veteran dhe Costa përfaqëson të ardhmen.

Por kthimi në formë i francezit vë në vështirësi brazilianin dhe trajnerin.

Në repartin ofensiv zgjedhja bëhet akoma më e vështirë. Thiago apo Muller. Bayern duhet të jetë i suksesshëm me zgjedhjet e Ancelottit.

Exit mobile version