Telegrafi

Ancelotti shumë afër të bëhet trajner i Evertonit

Carlo Ancelotti thuhet se është shumë afër të arrijë marrëveshje me Evertonin.

Trajneri italian u shkarkuar nga Napoli ditë më parë, derisa u zëvendësua nga ish-lojtari i tij, Gennaro Gattuso.

Ancelotti dëshiron që të rikthehet sa më shpejtë në futboll dhe Evertoni e sheh atë si zëvendësues ideal të Silvas që po ashtu u shkarkua.

Aktualisht skuadra po drejtohet nga Duncan Ferguson, por që nuk po tregon rezultat të mira në këtë fillim.

Lexo po ashtu Ancelotti deklarohet për shkarkimin që i bëri Napoli

Për më shumë, trajneri i përkohshëm ka futur përçarje në stafin e tij dhe te lojtarët, andaj largimi i tij do të ndodhë brenda pak ditësh.

Ancelotti në të kaluarën ka drejtuar Chelsean në Ligën Premier, duke arritur që ta fitonte edhe titullin, ndërsa tani mund ta marrë drejtimin e Toffes. /Telegrafi/