Carlo Ancelotti thuhet se është shumë afër të arrijë marrëveshje me Evertonin.
Trajneri italian u shkarkuar nga Napoli ditë më parë, derisa u zëvendësua nga ish-lojtari i tij, Gennaro Gattuso.
Ancelotti dëshiron që të rikthehet sa më shpejtë në futboll dhe Evertoni e sheh atë si zëvendësues ideal të Silvas që po ashtu u shkarkua.
Aktualisht skuadra po drejtohet nga Duncan Ferguson, por që nuk po tregon rezultat të mira në këtë fillim.
Për më shumë, trajneri i përkohshëm ka futur përçarje në stafin e tij dhe te lojtarët, andaj largimi i tij do të ndodhë brenda pak ditësh.
Ancelotti në të kaluarën ka drejtuar Chelsean në Ligën Premier, duke arritur që ta fitonte edhe titullin, ndërsa tani mund ta marrë drejtimin e Toffes. /Telegrafi/