Site icon Telegrafi

Ancelotti: Shpresoj të qëndroj edhe 10 apo 20 vite te Bayerni

Carlo Ancelotti ndihet komod dhe i lumtur te skuadra gjermane, Bayern Munich.

Trajneri italian është pyetur për punën e trajnerit te bavarezët, ku pjesë e këtyre pyetje ka qenë edhe afrimi i trajnerit të talentuar të Hoffenheimit, Julian Nagelsmann dhe largimi i tij nga gjermanët.

Sipas tij, Nagelsmann ka kualitete të mëdha dhe në të ardhmen do të donte ta shihte si trajneri të Bayernit, por pas 10 apo 20 viteve, pasi deri atëherë ka dëshirë që të jetë vet trajner i skuadrës gjermane, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Ancelotti tregon objektivat e Bayernit

“Do të doja që ai të bëhej trajner i Bayernit një ditë. Ndoshta, ai do të bëhet trajner i Bayernit pas 10 ose 20 vjetësh. Ai ka kualitete dhe po bën punë të mirë momentalisht. I dëshiroj gjitha të mirat”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën për media.

“Por, unë shpresoj që të qëndroj këtu edhe për 10 vite, pse jo edhe 20 tjera”, ka përfunduar trajneri italian.  /Telegrafi/

Exit mobile version