Telegrafi

Ancelotti prezantohet te Bayerni: Jam krenar që jam këtu

Trajneri i mirënjohur italian, Carlo Ancelotti e ka filluar edhe zyrtarisht punën e tij te Bayern Munich.

Ish-tekniku i shumë skuadrave të mëdha evropiane si Real Madrid, PSG, Chelsea apo Milan është prezantuar nga Karl Heinz Rummenigge.

Ai ka thënë se ndihet krenar që do të jetë në krye të Bayern Munichut dhe se është trajneri i dytë italian pas Giovanni Trapattonit që merr këtë pozitë.

“Ndihem shumë mirë. Jam në një nga klubet më të mëdha në botë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha Ancelotti i cili pati disa fjalë edhe për Pep Guardiolën.

“Mendoj se shoku im Pep Guardiola ka bërë një punë mjaftë të mirë këtu dhe unë duhet ta vazhdojë atë”.

Në fund italiani tregoi se marrëveshja me kampionët e Gjermanisë është arritur shumë shpejtë.

“Më ka telefonuar Rummenigge dhe më ka thënë se ka nevojë për trajner ndërsa unë i tregova që kam nevojë për klub dhe marrëveshja është arritur shumë shpejtë. Shpresoj të fitojmë tituj të rëndësishëm”, përfundoi Ancelotti. /Telegrafi/