Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, u shpreh tejet i pakënaqur me rezultatet e fundit.
Bayerni barazoi në udhëtim te Eintracht Frankfurti dhe ky rezultat kthen rivalët në Gjermani në luftën për titull.
Bayerni ka tash e disa ndeshje që nuk po luan mirë dhe Ancelotti është i vetdishëm për këtë, shkruan Telegrafi.
“Ne nuk luajtëm mirë dhe nuk treguam qëndrim të duhur. Fjetëm në 45 minutat e para”.
“Unë kam nevojë për ndryshime, unë dua ta shoh ekipin tim duke fituar dhe unë do të bëjë ndryshime”, tha Carlito. /Telegrafi/