Bayern Munich është mposhtur nga Milani pas penalltive, por trajnerin e bavarezëve Carlo Ancelottin nuk e shqetësojnë rezultatet.
Bayern u mposht pas penalltive 5-3, pasi Gianlugi Donnarumma priti penalltinë e Rafinhas.
“Ne duhet të vazhdojmë me punën. Ne kemi kohë për ta përgatitur skuadrën deri në fillimin e garave”.
“Ne na duhet që ta përmirësojmë qëndrueshmërinë dhe ta përmirësojmë organizimin”.
“Jemi në fillim dhe ne mund të bëjmë gabime, por normalisht ne duhet të presim që lojtarët të përshtaten pasi jemi në fillim dhe sa janë kthyer nga pushimet”.
Lojtarë si Robert Lewandowski, Manuel Neuer, Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Renato Sanches, ende nuk janë bashkuar, ndërsa Arturo Vidal ka arritur në SHBA, por nuk luajti me Milanin. /Telegrafi/