Napoli ka kryer kontaktet e para me Carlo Ancelottin për tu bërë zëvendësues i Maurizio Sarrit, i cili pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.
Sipas mediumit italian Corriera della Sera, Ancelotti ka qenë në bisedime të shpeshta me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Maurizio Sarri pritet të lëvizë në fund të sezonit, pas kritikave shumë publike nga Presidenti i tij.
Kështu është raportuar në gazetën italiane se De Laurentiis kishte disa telefonata me Ancelottin dhe ata do të takohen më 21 maj.
Ish-trajneri i Bayern Munichut do të jetë në Milano për të marrë pjesë në ceremoninë lamutumirëse të Andrea Pirlos atë ditë.
Napoli është kualifikuar për Ligën e Kampionëve, por synimi ishte Scudetto dhe këtë as këtë vit nuk do ta arrijnë.
Ata janë gjashtë pikë prapa dhe me dy ndeshje për tu luajtur, por edhe një rrugë të gjatë prapa në aspektin e diferencës së golave (pasi rekordi i tyre kokë më kokë është identik).
Për stolin e Napolit janë përmendur edhe emrat e Antonio Contes, Rafael Benitezit, Unai Emeryt dhe Simone Inzaghit. /Telegrafi/