Carlo Ancelotti është një opsion për Napolin nëse Maurizio Sarri largohet gatë verës.
Ka raporte që Sarri mund të shkojë në Ligën Premier tek skuadra e Chelseat, Arsenalit apo edhe të Tottenham Hotspur.
Ndër kandidatët që do të marrin drejtimin e skuadrës napolitane është edhe Ancelotti, i cili është lojtar i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich, raporton Radio CRC.
Ancelotti refuzoi punën e Italisë, duke këmbëngulur se dëshiron të punojë në nivel klubesh dhe Napoli mund të jetë destinacioni i ri.
Partenopei nuk kanë fituar Scudetto që nga ditët e Diego Armando Maradonës, përkatësisht viti 1990 dhe aktualisht janë katër pikë larg liderit Juventus, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri tek përfundimi i kampionatit italian.
Ancelotti gjithashtu është raportuar se mund të merr drejtimin e Arsenalit pas largimit gjatë verës së Arsene Wengerit.
Ndryshe, italiani në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra të tjera italiane si Milan dhe Roma. /Telegrafi/