Carlo Ancelotti i ka cilësuar si shaka fjalët e thënë nga ish-lojtari i Bayern Munichut, Mario Basler, i cili tha se italiani në janar do kaloj në kampionatin kinez.
Basler deklaroi dje (e diel) gjatë ditës se trajneri italian ka nënshkruar tashmë me një skuadër kineze dhe se në janar do largohet nga Bundesliga për të kaluar në Superligën Kineze.
Por, është vet Ancelotti që ka mohuar një gjë të tillë duke e cilësuar vetëm një shaka që është keqkuptuar nga njerëzit.
“Preferoj të flas vetëm për gjëra serioze, pasi ajo ishte vetëm një shaka”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Problemi është se shumë njerëz nuk e kanë kuptuar fare se ajo ishte shaka”.
“Ata e kanë marrë seriozisht atë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/