Pas fitores në Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmund, ka folur trajneri i Bayer Munich, Carlo Ancelotti.
Tekniku e ka vlerësuar takimin si mjaft të vështirë, ndërsa është shprehur shumë i lumtur me fitoren.
“Jam i lumtur për fitoren pasi ishte një ndeshje e komplikuar. Borussia në pjesën e parë ka luajtur më të vërtetë mirë, me shumë intensitet, ndërsa ne nuk kemi arritur të shprehemi ashtu siç kemi dashur”.
“Në pjesën e dytë kemi qenë shumë më të mirë, kemi kontrolluar fushën dhe shfrytëzuam rastet”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/