Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të luajë sulmuesi kryesor Robert Lewandowski kundër Real Madridit.
Sulmuesi polak ka një mesatare goli të frikshme këtë vit ku nga 40 ndeshej ka shënuar 38 gola.
Lewa u zëvendësua në minutën e 72 në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.
Ai sot stërviti nën urdhëratë e trajnerit vetëm për 20 minuta.
“Robert Lewandowski ka stërvitur sot, vetëm 20 minuta pasi kishte probleme në ndeshjen e shkuar”.
“N mëngjes ishte mirë. Do ta kontrollojmë përfundimisht nesër. Nëse nuk ka dhimbje do të luaj, nëse ka nuk do të luajë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi /