Telegrafi

Ancelotti kritikon Riberyn

Carlo Ancelotti ka kritikuar mesfushorin Franck Ribery për paraqitjet ndeshjet e fundit.

Ai ka paralajmëruar mesfushorin para sfidës gjysmëfinale për Kupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit.

Bayern Munich do të ndeshet sonte në “Allianz Arena” me milionerët e verdhë.

“Ribery është gati fizikisht dhe mund të luajë të mërkurën, – tha Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes”.

“Ai ishte lënë jashtë skuadrës në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Mainz, sepse nuk po luan mirë në këto momente. Douglas Costa ka pasur disa probleme me gjurin më parë, por tani është në formë, po luan më mirë se Ribery dhe është një opsion shumë i mirë që kemi për ndeshjen kundër Dortmund.” /Telegrafi/