Telegrafi

Ancelotti kërkon dy yjet e Napolit te Evertoni

Carlo Ancelotti. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Carlo Ancelotti është zyrtarizuar në fundjavë si trajner i ri i skuadrës angleze Everton.

Tekniku italian do të synojë ta bëjë Evertonin një skuadër konkurruese, ku fillimisht synohet të futet në garat evropiane.

Ancelotti ka dy ish-futbollist të tij në plan që t’i transferojë te Evertoni.

Fjala është për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly si dhe mesfushorin polak Piotr Zielinski.

Sky Sports ka raportuar se për dy futbollistët Everton është gati të ofrojë 130 milionë euro.

Edhe Napoli është i interesuar t’i largojë dy futbollistët pasi do t’i binin të ardhura të mira për ta përforcuar skuadrën.

Gjithsesi gara për qendërmbrojtësin Koulibaly është shumë e madhe pasi ai kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester City, Arsenal e Real Madrid. /Telegrafi/