Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në Kupën DFB të premtën.
Bayerni shkatërroi ekipin Carl Zeiss Jena me rezultat 5-0 dhe Carlito ishte i lumtur me rezultatin.
“Performanca dhe karakteri jonë ishin të mirë”.
“Ne shënuam herët gol dhe ishim nën kontroll të plot. Ne jemi të kënaqur me këtë”.
“E kam thënë edhe më parë jam i kënqur me skuadrën që kam. Nuk kemi nevojë për lojtarë të tjerë”, potencoi Ancelotti. /Telegrafi/